Një ditë pas aksidentit me vdekjen e një 37-vjeçari, policia e Elbasanit ka vënë në pranga shoferin, shtetasin me iniciale K.K 21 vjeç nga Belshi.
Sipas policisë, i riu është arrestuar pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Mbrëmjen e djeshme (14 tetor), 21-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe për pasojë ka vdekur pasagjeri në këtë automjet.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Kuçovë-Belsh”, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 21 vjeç, banues në Belsh, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi U. Sh., 37 vjeç, pasagjer në këtë automjet”, thuhet në njoftimin e policisë.