Këngëtarja Ruenca Haxhija, e njohur me emrin e artit Enca i është kthyer normalitetit në rrjetet socale dhe vijon të jetë aktive, ku ndan foto nga përditshmëria.
Së fundmi ajo ka postuar disa foto në rrjetet sociale të bëra nga Inteligjenca Artificiale. Mirëpo ndjekësit si duket nuk kanë harruar se pak kohë më parë këngëtarja u arrestua pasi iu gjetën vazo të mbjella me kanabis në ballkonin e banesës.
“Vazoja e boçes mirë, vazhdon të rritet”, i shkruan një ndjekës këngëtraes. Enca i ka kthyer përgjigje komentuesit duke shkruar “Qentë lehin, boçja rritet”.
Mirëpo si duket më pas duket se këngëtarja është bërë pishman për komentin dhe e ka fshirë.
Kujtojmë që Enca u arrestua disa javë më parë nga Shërbimet e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, pasi në ballkonin e vilës së saj në zonën e Lundrës kishte mbjellë kanabis në vazot e luleve.
Gjatë kontrollit të vilës së Ruenca Haxhiaj, janë konstatuar në pjesën e ballkonit pesë vazo lulesh me kanabis.
Pak ditë pas arrestimit këngëtarja është liruar pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën “detyrim paraqitje” për këngëtaren.
Enca në lidhje me kanabisin që ndodhej në ballkonin e banesës së saj, tha se ishte konsumatore dhe se lënda narkotike ishte për përdorim vetjak.