Krah Mbapes dhe Fernandesh, Etrit Berisha e Rashica përzgjidhen në formacionin më të mirë të javës nga ‘Sofascore’

Raundi i shtatë i kualifikueseve të Europianit “Gjermani 2024” solli shumë surpriza, teksa “Sofascore” ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës.

Në portë ndodhet gardiani i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha me notën 8.6, i cili e mbajti portën e paprekur në sfidën me Çekinë.

Teksa në formacion shihen dhe emra të mëdhenj si Mbape e Bruno Fernandesh, lojtari më i vlerësuar është Milot Rashica, i cili ka marrë notën 9.8, më shumë se çdo lojtar tjetër në 11-she pas dy golave kundër Andorrës.

Loading...