Sherr mes shqiptarëve dhe grekëve në Volos, në pranga 8 persona

Të shtëna me armë zjarri janë regjistuar gjatë mesnatës në një lokal nate në Volos. Sipas mediave greke të shtënat kanë nisur pas një sherri mes disa klientëve dhe dy shqiptarëve që ndodheshin në lokal.

Menjëherë pas ngjarjes ata kanë tentuar të largohen, por janë kapur nga gjashtë pronarë dyqanesh. Para se të njoftonin policinë pronart grekë dyshoheët se i rrahën.

Në fakt një nga shqiptarët ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme njekësore.

Në të njëjtën kohë, oficerët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes, konfiskuan armën dhe prangosën tetë burra që dyshohet se ishin të përfshirë në ngjarje.

Të gjithë u dërguan në Prokurorinë e Protodikit Volos me akuzën e prishjes së qetësisë publike, shkeljes së ligjit për armët dhe lëndimit trupor sipas rastit.

Loading...