Lajm i fundit/ Një kampione në drejtimin e Klubit Shumësportësh ‘Flamurtari’

Një kampione në drejtimin e Klubit Shumësportësh “Flamurtari”! Nga sot Elona Hasanaj, ish-basketbollistja e shquar dhe trajnerja pasionante është drejtuesja e re e institucionit më të rëndësishëm të sporteve në qytet.

Jeta e saj ka qenë ngushtësisht e lidhur me sportin dhe asnjë çast larg tij. Të gjithë eksperiencën, formimin dhe kapacitetin intelektual dhe sportiv, Hasanaj do ta vendosi në zhvillimin dhe masivizimin e sporteve dhe në krijimin e ekipeve zinxhirë në të gjitha disiplinat.

Si ish-drejtues i Klubit Shumësportësh “Flamurtari” dhe aktualisht në detyrën e re si nën kryetar i Bashkisë së Vlorës, jam i sigurt se atë që Elona ka bërë në fushë si trajnere, do ta bëjë edhe në klub, për ta shndërruar në një model suksesi në të gjithë Shqipërinë.

Dua të falenderoj kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, për besimin dhe për mbështetjen që i jep sportit! Këto tri vite të drejtimit të klubit, kanë qenë më të bukurat e aktivitetit tim sportiv.

Sfidat kanë qenë të shumta, por kemi fituar edhe trofe të rëndësishëm si pjesë e traditës tonë. Ishte privilegj i madh që të drejtoja sportet në shtëpinë time të dytë, në atë pallat sporti ku kam hyrë qysh fëmijë.

Vlerësime për kontributin e të gjithë drejtuesve të klubit ndër vite! Të drejtosh Shumësportëshin në Vlorën kampione dhe dashamirëse të sportit, do të thotë se përgjegjësia është më e madhe se sa privilegji!

Shumë respekt për të gjithë! Klevis Kaso

Loading...