Opozita përmbys karriget, Berisha futet live: Çuçi pusho, se të nxora jashtë!

Seanca e sotme plenare nisi me trazira. 45 deputetë të Partisë Demokratike janë futur në ambientet e brenda të Kuvendit dhe kanë kthyer përmbys disa nga karriget e ministrave dhe nuk lejojnë nisjen e seancës plenare.

Sipas opozitës, ky vendim vjen si pasojë e bllokimit që mazhoranca socialiste i ka bërë Komisioneve Hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Sali Berisha u fut LIVE përmes Facebook-ut duke njoftuar se tani nis beteja kundër qeverisë.

“Ne fillojmë sot qëndresën permanente sepse ky parlament… Ne kemi dorëzuar 31 ligje dhe rezoluta, që Rama me Lindën e tij (Lindita Nikolla) nuk i lejon që të diskutohen në parlament. Deputetët e opozitës kërkojnë në komisione paraqitjen e ministrave dhe ata me urdhër të Ramës refuzojnë që të paraqiten duke shkelur kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Së treti pas komisionit hetimor për djegësat, ku Rama dhe të tjerëve dilnin të implikuar, deputetëve të opozitës u është hequr e drejta për komisione parlamentare. Deri sot janë kthyer pesë kërkesa për krijimin e komisioneve hetimore” tha ai.

Në sallë ka pasur tensione të shumta. Herë pas here Berisha u është drejtuar deputetëve të PS-së. “Pushoni ju aty se do u nxjerr jashtë fare. Ti Çuçi, a merr vesh? Pusho”.

Loading...