Cilat janë akuzat që rëndojnë mbi Kelment Balilin?

Të enjten, Gjykata e Kri.meve të Rënda do t’i komunikojë masën e sigurisë Kelment Balilit dhe do t’i njoftojë atij akuzat ku si provë më të fortë prokuroria ka përgjimet që e implikojnë në trafikun e dro.gës.

Njeriu i konsideruar si “Eskobari I Ballkanit” u vetëdorëzua të martën në duart e Policisë dhe kaloi natën në dhomat e shoqërimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë. Si çdo të arr.estuar edhe atij i është lejuar që në orën e përcaktuar familjarët t’i çojnë rroba dhe ushqime.

Dorëzimi i Klement Balilit ndodhi pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Kri.met e Rënda sapo ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim.

Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve nar.kotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kr.iminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”./Balkanweb

Loading...