Përplasje të ashpra dhe sherre për xhelozi, ‘brenda’ marrëdhënies në krizë të Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës! Çifti drejt ndarjes, apo…?

Ledri Vula dhe Sara Hoxha prej vitesh janë ndër çiftet më të dashura për publikun. Që kur bënë publike historinë e dashurisë, në rrjetet e tyre sociale nuk mungonin copëza nga jeta e përditshme, duke na sjellë një tablo më të qartë të kësaj historie.
Sara ka qenë gjithnjë shumë e hapur për ndjekësit, për të ndarë detaje nga ky raport, me një nga reperat më të dashur për publikun. Por e gjithë kjo histori rozë, që mund të themi dukej si një përrallë moderne, duke se ka mbërritur në një zonë disi më të komplikuar.

Gjithçka nisi pikërisht me premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku Sara mbërriti krejt e vetme në tapetin e kuq. Kaq mjaftoi për të nisur aludimet se në fakt mes tyre kishte një krizë. Vetë protagonistja ka folur rreth kësaj mungese, duke dhënë një përgjigje, që të paktën prej saj nuk e kishim dëgjuar deri më sot. Sara u ngacmua për këtë temë teksa ishte pjesë e panelit në “Më lër të flas”.
Sa i përket kësaj situate, e vendosur në siklet, Sara u shpreh se Ledri dëshironte t’ia linte asaj këtë moment për ta shijuar, duke qenë se ishte hera e parë.

E prerë në përgjigjen e saj, ajo i tha Donaldit se nuk dëshiron të përgjigjet më për këtë pyetje dhe se nuk ka pse t’i japë llogari askujt, megjithatë nënvizoi se gjërat mes tyre ishin mirë. Por në fakt, duket se ky raport është në krizë dhe dyshja ka vendosur mos të flasë për arsyet që i kanë çuar në këtë situatë.

Ajo çfarë e vulosi edhe më tej këtë fakt ishte edhe mungesa e reperit në premierën që u mbajt pak ditë më parë në Prishtinë. Teksa të gjithë prisnin të shihnin Ledrin përkrah partneres së tij, kjo mungesë konfirmoi atë çfarë prej kohësh po përflitet jo vetëm në media, por edhe në miqtë pranë çiftit.

Ajo u pa nën shoqërinë e vajzës së tyre, edhe të aktorëve të tjerë të filmit, ndonëse të gjithë prisnin të shihnin Ledrin.
Së fundmi Sara ka postuar një shkrum në anglisht për të gjithë ata që dyshojnë se është ndarë me Ledrin. Në Instastory blogerja shkruan: “Mediat sociale na japin një perceptim të aksesit në jetët e njerëzve pa pasur marrëdhënie me ta, kështu që ne mendojmë se i njohim njerëzit bazuar në atë që ata zgjedhin të ndajnë. Është një pamje e deformuar. Ka një milion shtresa për një person që nuk do të zbulohen kurrë nga postimet që ata bëjnë”.

Teksa vetë Sara ka pasur një sërë reagimesh, ku ka bërë konfuz më shumë ndjekësit, Ledri ka zgjedhur të heshtë. Në rrjetet e tij sociale nuk ka asnjë gjurmë nga Sara, ndonëse të dy vijojnë të ndiqen.

Reperi ka vijuar me agjendën e tij, duke zgjedhur mos të shfaqet përkrah partneres, as sa për t’i dhënë fund zërave për këtë ndarje. Për çiftin kjo nuk është hera e parë që përflitet për një ndarje. Megjithatë, në rastet e shkuara, si njëri ashtu edhe tjetri, kanë zgjedhur t’i përgënjeshtrojnë këto zëra, duke u shfaqur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërkaq që këtë herë, debatet mes tyre duken edhe më të forta, çfarë ka sjellë edhe në një moment shkëputje nga njëri-tjetri. Mediat kosovare, duke cituar miqtë e afërt, flasin se përplasjet mes tyre këtë herë kanë qenë të ashpra, duke sjellë për disa momente edhe një shkëputje nga kjo marrëdhënie.

Megjithatë, as miqtë e afërt nuk e dinë nëse ndarja është definitive, apo thjesht kanë vendosur të shkëputen pak nga njëri-tjetri për të reflektuar. Të shumta kanë qenë mediat që kanë shkruar se në fakt sherret mes tyre lidhen me xhelozinë, megjithatë burime pranë çiftit duken shumë të rezervuar për të konfirmuar një fakt të tillë.

Ajo çfarë me siguri dihet se në këto momente, dyshja ka vendosur të marrë pak kohë, për tu shkëputur nga njëri-tjetri. Në mes të gjithë kësaj situate, ka vendosur të thotë fjalën e saj edhe nëna e Ledrit, ku ndonëse jo me fjalë, me postimet e saj në rrjetet sociale ka treguar mbështetjen që i jep Sarës, si dhe të shuajë zërat që flasin për një ndarje. Disa ditë më parë, ka qenë nëna e Ledrit, Xheraldina e cila ka publikoi një video të vajzës së Sarës dhe Ledrit, Poem.

Në këtë video Xheraldina bëri “tag” Ledrin e gjithashtu edhe Sarën. Ky veprim u lexua nga ndjekësit si një mesazh se gjerat mes çiftit vijojnë normalisht. Sara Hoxha ka folur pak muaj më parë rreth nisjes së lidhjes me Ledrin. E ftuar në emisionin e vjehrrës së saj, Xheraldinës, “N’majë të gjuhës” blogerja shprehu dhe pakënaqësitë që ka ndjerë kur emri i saj u lakua në media si partnerja e Ledrit.

“Nuk e përjetova mirë se nuk shkruajtën shumë bukur. Fjalia e parë ishte: Ledri Vula nis një lidhje me një vajzë të kolme. Kishin gjetur foto të vjetra te miat dhe nuk ishte shumë bukur”, u shpreh Sara. Më herët Sara Hoxha ka rrëfyer për publikun si e priti familja e Ledri Vulës, kur u bë pjesë e saj.

“Familja e Ledrit më priti shumë shumë mirë. Ata janë shumë njerëz të dashur në fakt, shtëpia është gjithmonë plot, asnjëherë bosh. Xheri dhe Agroni, prindërit e Ledrit, janë më shumë si shokë dhe këtë gjë e kam ndjerë shumë kur jam futur në atë familje”, përfundoi Sara Hoxha.

Në deklaratat e tij të rralla mediatike, edhe reperi ka folur për këtë histori dashurie, madje duke shprehur dëshirën edhe për një dasmë, e cila nuk u realizua kurrë. Reperi rrëfeu se takimi me Sarën ishte totalisht një rastësi gjatë një koncerti në Gjermani.

Pas takimit të parë, ata kanë folur në “Instagram” dhe më pas janë takuar. Madje, ai ka thënë se ka qëndruar edhe pa gjumë për të folur me Sarën, kur ajo ka qenë me studime në Meksikë. Ndërsa me kalimin e kohës, kuptoi që ishte e duhura.

“Kur kalon kohë bashkë, kur gjen një mirëkuptim, një kompromis… kur kalon një kohë dhe nuk të ikën dashuria. Ka ndodhur me kohën. [Ka ndikuar] edhe Sara, edhe koha [mosha]…”, është shprehur Ledri.

Ndërsa për sa i përket dasmës, me shumë mundësi do të kemi një, kjo për t’u plotësuar dëshirën prindërve, të cilët e kanë me më shumë qejf nga vetë Ledri dhe Sara.

“Babi ka qejf të bëjë një dasmë, se unë jam veç një djalë në familje, por nuk e di. Sara nuk e ka dhe shumë me qejf, më shumë kanë qejf familjet se ne”, është shprehur ai teksa ka shtuar se do të donte që dasmën ta bënin në plazh. Mbetet për t’u parë nëse çifti do t’ia dalë që ta rekuperojë këtë marrëdhënie, apo nëse debatet e fundit, do t’i vënë kapak një prej historive më të bukura të dashurisë në “showbizz”-in tonë.

Loading...