Ardi Veliu, drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka dhënë dorëheqjen. Arsyet nuk bëhen ende me dije.
Gjatë ditës së sotme, Ardi Veliu ka zhvilluar mbledhje me vartësit e tij, ku i ka bërë të ditur largimin e tij nga AMP.
Ai u prezantua Drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore më 2 shtator 2022. Ardiu Veliu zëvendësoi në këtë post Muhamet Rrumbullakun.
Loading...