Tre fëmijë janë gjendur të vde*kur brenda një frigoriferi. Dy prej tyre kanë qenë motër e vëlla, 6 dhe 1 vjeç. Ndërsa fëmijës së tretë nuk i është zbuluar identiteti. Fëmijët kanë qenë duke luajtur jashtë shtëpisë, kur u futën brenda frigoriferit dhe mbetën të bllokuar.
Pas marrjes në pyetje të prindërve, policia zbuloi se frigoriferi sapo ishte blerë, por nuk ishte mbyllur. Për arsye ende të panjohura, femijet ishin futur në frigorifer, ndërsa nëna e dy fëmijëve kishte qenë në tualet dhe nuk kishte dëgjuar asnjë zhurmë nga jashtë shtëpisë. Dy fëmijët 1 dhe 6 vjeç janë identifikuar si Kayleigh dhe Dalton.
Ngjarja ka ndodhur në Place Suwannee. Pasi nëna kishte mbaruar me punët, ajo e shqetësuar ka dalë të kërkojë fëmijët, pasi kishin shumë orë që nuk ishin parë në shtëpi. Pasi i ka gjetur fëmijët të ngrirë në frigorifer, ajo ka tentuar t’i risjellë në jetë, por ka qenë e kotë.
Menjëherë fëmijët u dërguan në një spital lokal, ata u shpallën të vd*ekur. Policia raporton se nga hetimet paraprake mendohet se kur fëmijët u futën brenda frigoriferit kapaku u mbyll dhe ata nuk arritën dot ta hapnin më. Fëmija i tretë nuk është identifikuar. Policia po vazhdon hetimet.