Historia që po trazon Vlorën/ Vajza në hotel me 3 djem, flet motra e saj… (Njoftimi i policisë)

Disa ditë më parë një lajm i rëndë tronditi opinionin publik në Vlorë, pasi 3 djem kishin droguar dhe përdhunuar një 26-vjeçare. Motra e 26-vjeçares tha në një intervistë se një nga djemtë i ka hedhur diçka në pije të resë dhe më pas ka thirrur dhe shokët e tij.

“Dje ka dalë nga spitali, por nuk është se është në gjendje të mirë. Nuk reagon, nuk mban mend asgjë, e kam pyetur, por nuk reagon. Ajo u mor në pyetje por nuk ka dhënë shumë shpjegime, se ka qenë në gjendje shumë të keqe. Kemi vajtur te doktori dhe më tha që erdhi në gjendje shumë kritike për jetën atë natë. Nxirrte shkumë nga goja. Ka dalë me atë djalin, thjesht shok, dolën për të ngrënë dhe pirë, po ai i ka hedhur diçka në pije. Pastaj shkuan te shokët e tij, që e droguan më keq dhe e çuan në hotel. Recepsioni njoftoi policinë se ishte në gjendje kome motra, i kishte rënë të fikët, ata ishin larguar dhe e kanë lënë ashtu motrën. Nuk kam pasur asnjë kontakt me ata djemtë, unë nuk i njoh. Unë si motra e saj nuk i lë, e as nuk do t`i fal,” tha motra e saj.

Ajo tregon se nëna e njërit prej personave të arrestuar ka shkuar menjëherë pas ngjarjes në spital, dhe i ka kërkuar 26-vjeçares që të falë djalin e saj. Motra pretendon se 26-vjeçares i kanë hedhur diçka në pije, dhe gjendja e saj në spital në orët e para ka qenë kritike.

Dëshmia

Në dëshminë që ka dhënë për policinë e Vlorës, vajza ka treguar se s’kishte asgjë për të thënë pasi ajo kishte shkuar me dëshirë. Të tre djemtë dhe vajza kanë konsumuar alkool dhe hashash në ambjentet e një hoteli, duke vijuar më pas në katin e dytë të hotelit, ku kanë kryer marrëdhënie.

Dinamika e ngjarjes

E gjitha është organizuar për të festuar lirimin nga burgu të mikut të tyre. Teksa kanë festuar të 5 persona me alkool dhe hashash, ai është larguar nga ambjentet e lokalit ndërsa vajza dhe 3 miqtë e saj kanë shkuar në katin e dytë të hotelit ku kanë kryer marëdhënie.

Vajza ka pasur probleme shëndetësore duke pësuar gjëndje të fikti. Tre djemtë e kanë marë në krahë dhe e kanë nxjerë në rrugë duke e braktisur trupin dhe larguar.

Më poshtë keni foton e 26-vjeçares në spitalin e Vlorës e publikuar nga faqja Desidentët:

Ka qënë njëri nga punonjësit e hotelit që ka njoftuar policinë, e cila më pas ka transportuar vajzën në spitalin rajonal të Vlorës.

Njoftimi i policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të”, njoftimi i policisë.

Loading...