Gazetarja tregon kush e ‘fundosi’ dhëndrin e Berishës

Gazetarja Anila Hoxha ka thënë se dëshmia e cila ka “fundosur” Jamarbër Malltezin ka qenë pikërisht ajo e ish-drejtuest të Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qirjazi.

Në një lidhje direkte në “Top Story”, Hoxha tha se dëshmia e Qirjazit ka qenë një nga ato të cilët çuan në vendimin e GJKKO për të lënë në burg Malltezin.

“Dëshmia e një gjenerali të lartë i cili ka qenë i drejtpërdrejtë edhe pasi doli nga SPAK i cili tregon gjithë procedurën se si ai kishte kundërshtuar privatizimin e klubit dhe madje në një moment në një ballafaqim me një nga ministrat e mbrojtjes, me zotin Gazmend Oketa sipas tij ai i kishte thënë se duhet ta firmoste këtë shkresë në të kundërt do të ketë një masë disiplinore dhe kjo masë disiplinore ishte marrë”, tha Hoxha.

Ish-gjenerali Qiriazi deklaroi tw dielen se asokohe ka marrë një urdhër të vazhdueshëm për 6 muaj nga Ministria e Mbrojtjes, me në krye Gazmend Oketën, për ta firmosur procedurën.

Por, ish-gjenerali Qiriazi nënvizoi se firma nuk ishte në kompetencat e tij pasi kjo pronë nuk gjendej në kontabilitetin e Komandës që ai drejtonte. Ai nuk ka pranuar të firmoste aferën që po heton sot SPAK dhe u shkarkuar nga detyra.

Loading...