Vajza e Berishës shfaqet në Tv për të mbrojtur babain dhe burrin: Shteti i së drejtës ka rrëshqitur

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi ka thyer heshtjen për çështjen e kompleksit Partizani. Në një intervistë për Top Story në Top Channel, Malltezi ka deklaruar se kjo çështje është rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës. Po ashtu ajo ka deklaruar se që në momentin që është futur në Fakultetin e Drejtësisë, ka ruajtur çdo dokumentacioni që ka të bëjë me të ardhurat e saj.

“Është rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës, për të gjithë sistemin që mban në këmbë shtetin shqiptar. Sot unë u jam mirënjohëse që më keni ftuar, e di shumë mirë se çfarë vlere ka vala dhe hapësira kohore televizive. Të jesh i vërtetë në atë që thua është liri që ti të veprosh në një strukturë që ti e njeh, e beson, po të mos ishte bërë ai deklarim njerëzit do të kishin më shumë paqartësi. Jam përpjekur të zbatoj çdo ligj, çdo rregull, çdo sistem normash morale. Për këtë shkak qëkur kam mbaruar dhe jam futur në Fakultetin e Drejtësisë kam ruajtur çdo lloj dokumentacioni që ka të bëjë me jetën dhe të ardhurat e mia, është një armë e fortë për mua, jo me shtrembërime me manipulime provash,” tha Malltezi.

Loading...