Pas grushtave në parlament, Sina dhe Nallbati vijojnë sherrin në rrugë

Deputetët Bledion Nallbati dhe Vullnet Sina e kanë vijuar sherrin e nisur brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë, edhe jashtë institucionit, ku janë përplasur sërish verbalisht.

Gjithçka nisi brenda seancës plenare, ku deputetët e opozitës ishin të acaruar pasi garda këtë herë ju kishte prishur “planet” për të “pushtuar” sërish karriget e ministrave, pasi ishin bërë gardh.

Edhe pse situata dukej mjaft e tensionuar, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, vijoi seancën, duke i dhënë fjalën të parit deputetit të PS, Vullnet Sina.

Menjëherë sapo deputeti Sina nisi të flasë nga vendi, kolegu i tij demokrat Bledion Nallbati i afrohet dhe tenton t’i mbyllë mikrofonin.

Në këtë moment pati një reagim nga ana e Sinës i cili tentoi ta shtyjë, por i menjëhershëi ishte dhe ragimi i Nallbatit i cili gjuan me grusht por pa mundur ta godasë.

Pas këtij momenti menjëherë ndërhynë deputetët dhe garda, duke larguar dy “boksierët” nga njëri-tjetri.

Por mesa duket deputetët kanë mabjtur inatin ndaj njëri-tjetrit, dhe kanë shkëmbyer kërcënime dhe fyerje ndërsa ishin duke dalë jashtë, famtmirëshisht nuk janë konfrontuar fizikisht pasi nuk janë lejuar nga deputetët e tjerë.AlbEu.com/

Loading...