Motra e 26-vjeçaes që u përdhunua disa ditë më parë në Vlorë ka treguar versionin e ngjarjes. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, motra e 26-vjeçares ka deklaruar se 26-vjeçarja ka qenë e lidhur për 2 vite me njërin prej personave, por nuk e dinte se ai ishte i martuar.
Ajo pretendon se pasi ka thirrur shokët, i ka hedhur diçka në pije 26-vjeçares gjatë darkës që konsumonin dhe më pas kanë përfunduar në hotel ku edhe ka ndodhur përdhunimi.
Pjesë nga Intervista:
Familjarja: Unë jam motra e 26-vjeçares që është përdhunuar në Vlorë.
Blendi Fevziu: Është dhunuar?
Familjarja: Është përdhunuar.
Blendi Fevziu: Kjo është e sigurt, pra ky është versioni juaj?
Blendi Fevziu: Ma trego atëherë historinë në versionin tuaj.
Familjarja: Motra ime ka qenë e lidhur me një nga personat rreth 2 vjet dhe ky personi ka qenë i martuar dhe motra ime nuk e dinte. Atë natë e ka ftuar për një darkë si gjithmonë dhe aty duke ngrënë dhe duke pirë, i ka hedhur diçka në gotë dhe aty ka lajmëruar shokët e tij që kanë shkuar te lokali, kanë ngrënë, pirë dhe festuar, kanë konsumuar pije alkoolike pastaj e kanë marrë, e kanë çuar dhe kanë shkuar në hotel.
Blendi Fevziu: Ka shkuar vetëm djali me të cilin ajo shoqërohej apo jo, në fillim?
Familjarja: Po, që ka marrë dhomën dhe 3 personat e tjerë kanë hyrë nga dera e pasme e hotelit, jo direkt aty. Edhe videon siç e patë, e kanë marrë zvarrë që e kanë ngjitur në hotel dhe motra ime është përdhunuar aty. Në mëngjes e kanë lënë te recepsioni dhe janë larguar.
Blendi Fevziu: E kanë zbritur ata te recpesioni?
Familjarja: Po, po, çunat vetë dhe janë larguar.
Blendi Fevziu: Kanë qenë të tre çunat bashkë?
Familjarja: Po, po të tre çunat kanë qenë bashkë.
Blendi Fevziu: Gjatë gjithë mbrëmjes, gjatë gjithë natës domethënë?
Blendi Fevziu: Sepse në dëshmitë e tyre ata pretendojnë që kanë hyrë dhe kanë dalë në dhomë?
Familjarja: Jo, absolutisht. Mua më ka thënë motra vetë, kur është përmirësuar motra m’i ka thënë të gjitha. Të tre çunat kanë qenë atë natë në dhomë dhe në mëngjes, rreth orës 7 të mëngjesit e kanë marrë dhe e kanë lënë pa ndjenja, në gjendje kome afër recepsionit dhe aty çuni i recepsionit ka lajmëruar ambulancën dhe policinë që kanë ardhur, kanë marrë motrën dhe kanë shkuar në spital. Mua aty më lajmëron doktori se isha në punë, më lajmëroi doktori dhe shkova në spital.