Hoxha ka thënë se Balili ka qëndruar i fshehur në një zonë në Tiranë, si dhe në këtë zonë jetojnë shumë ministra e ish-ministra.
Ai ka vazhduar më tej:
Për aftësitë e tij për t’u fshehur e meriton të quhet “Magjistari”, ashtu siç e cilësoi edhe Donald Lu. Do të them një nga zonat ku ka qëndruar në Tiranë dhe duket e pabesueshme. Ai ka qëndruar në një zonë ku jetojnë rreth 10 ministra dhe ish-ministra. Afër në atë zonë duhet të jetë edhe Presidenti i Republikës. Është një zonë shumë e sigurt, por një njeri që merr një zonë me qira. Ai është një njeri që nuk është ekspozuar edhe shumë në media, ndërsa kishte ndryshuar edhe shumë pamja.”
Ndër të tjera gazetari ka treguar edhe se Balili nuk kishte grupe rivale, të cilët donin ta godisnin. Kujtojmë këtu se Kelment Balili është cilësuar, si Eskobari i Ballkanit.