Sipas policisë gjermane, tre nga pesë viktimat e aksidentit të rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut ishin shqiptarë dhe jo bullgarë.
“Të dhënat personale të dy viktimave dhe të të plagosurit rëndë janë siguruar,” tha një zëdhënës i policisë të martën për DPA.
Ndërsa deri më tani detajet personale të dy viktimave të tjera janë ende në pritje, por nuk ka asnjë dëshmi se ata janë bullgarë.
Pas aksidentit të rëndë të së hënës, fataliteti i katërt pritet të shpëtohet pasditen e së martës, sipas zjarrfikësve.
Si pasojë e ngjarjes së rëndë të të hënës, një punëtor i pestë ndërtimi është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Pavarësisht se në fillim u raportua që gjendja e tij ishte stabël.
Ngjarja ndodhi në një pallat të Hamburgut në Gjermani.
Shërbimet e Forcave të Emergjencave i thanë autoriteteve gjermane se fillmisht u raportua për pesë persona të vdekur e më pas u konfirmua numri i saktë.
Sipas BILD, puëtorët që humbën jetën po ndërtonin një kabinë ashensori në katin e tetë, kur kabina u shemb rreth orës 10:00 të paradites duke bërë që ata të binin nga një lartësi e madhe.