Kaosi në Kuvend/ ‘O kamikaz, mos u bë avokat i një non grate’/ Ervin Salianji: Unë përfaqësoj popullin këtu

Ashtu siç kishin paralajmëruar, deputetët e opozitës kanë bllokuar Kuvendin për të mos lejuar zhvillim normal të seancës plenare.

Salianji: Karriget nuk janë tuajat janë të popullit, nuk e keni pronë këtë. E din unë çfarë përfaqëson ti.

Toni Gogu: Je me “non gratat” ti, je bere kamikaz i paligjshmërisë.

Salianji: Ti je vegël që përdoresh, mua s’më përdor dot njeri. Unë përfaqësoj popullin.

Berisha: Pse behësh avokat i Edi Ramës?

Toni Gogu: Bëhem avokat i qytetarëve dhe atyre që më kanë zgjedhur.

Berisha: Kjo është protestë për të mbrojtur Kushtetutën. Parlamenti nuk është vetëm i juaji. Ju nuk i njihni të drejtat tona. Po dhunoni të drejtat tona. Pse mbroni nën bande kriminale që shkel të drejtat kushtetuese. Unë po mbroj Kushtetutën këtu. Na caktoni ju kryetarin. Turp!

Loading...