Tragjike në Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur pas sherrit në shtëpi

Është gjetur i vdekur 47-vjeçari i zhdukur tre ditë më parë në komunën e Comunanza në Ascoli, Itali.

Bëhet fjalë për një shqiptar i cili ishte larguar nga shtëpia e tij pas një debati në familje.

Trupi i pajetë i tij është gjetur në mëngjes nga zjarrfikësit dhe mbrojtja civile pranë liqenit Gerosa.

Policia po heton në pistën e vetëvrasjes.

Për momentin nuk dihet ende se cili është shkaku i vdekjes.

Loading...