Mark Frroku, i cili u arrestua pas sherrit me disa banorë për një pronë tek Kepi i Rodonit, është liruar nga qelia. Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje ndaj tij”.
Ish-deputeti u prit jashtë ambienteve të gjykatës me puthje e përqafime pasi u dha vendimin për lirimin e tij nga paraburgimi.Mark Frroku shihet i lumtur teksa takohet me disa prej persona të pranishëm aty, me të cilët shtrëngon duart dhe i përqafon.
Ish-deputeti mbërriti në Gjykatë rreth orës 11:45 i prangosur. Ai zbriti nga furgoni i policisë dhe më pasi iu drejtua Gjykatës, ku u njoh me masën e sigurisë nga togat e zeza.
Mark Frroku u arrestua së bashku me 7 persona të tjerë, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri dhe banorët e fshatit Shetaj, Bajram Kaçuli, Ylli Reka, Erjon Reka dhe Orgito Reka pasi një sherri për një pronë tek Kepi i Rodonit të dielën (29 Tetor).Sherri mes tyre ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.
Por banorët e fshatit Shetaj, nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.
Fillimisht ata kanë konfliktuar fizikisht më pas sherri ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta dhe armës.
“Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri”, raportoi policia.
Personat që u arrestuan më 29 tetor:
Banorët e zonës: Bajram Kaçuli, Ylli Reka, Erjon Reka dhe Orgito Reka
Përfaqësuesit e kishës: Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri