Zjarri në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, flakët po përhapen/ Nisen zjarrfikësit nga Tirana, Cërriku e Peqini

Zjarri nisi sot rreth orës 11:00, ndërsa tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në pikën e skrapit të ‘Kurum’ në Metalurgjik rrezikon të përhapet, pasi është aktive që prej paradites së sotme.

Zjarri nisi sot rreth orës 11:00, ndërsa tymi vijon të mbulojë zonën. Në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Tirana, Cërriku, Peqini dhe Belshi.

Deri më tani, nuk ka të lënduar dhe mendohet se shpërthimi është shkaktuar si pasojë e vajrave dhe mbetjeve të cilat digjeshin. Sipas informacioneve zjarri vazhdon ende dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit.

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako tha se ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit është e pamundur pasi zjarri ka përmasa të mëdha dhe më efektive është ndërhyrja tokësore. Ai theksoi se problemi më i madh është ndotja dhe se zjarri mund të vijojë deri nesër, ndërsa gjendja nuk përbën rrezik as për zonën dhe as për banorët.

“Zjarri nuk mund të fiket nga ajri sepse krijon më shumë oksigjen. Veprimi që po kryhet aktualisht për heqjen e të gjithë skrapit ngjitur me masivin, për të krijuar një perimetër të djegshëm dhe eliminimin e masës tjetër. Janë marrë masat për të rritur në maksimum sigurinë e punonjësve të mbrojtjes nga zjarri, por edhe të punonjësve të tjerë që po punojnë aty”, tha Çako.

Loading...