Banesa përfshihet nga flakët, një person mbetet i lënduar

Një banesë është djegur mbrëmjen e të së mërkurës në fshatin Skrofotinë e për pasojë një person është lënduar.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur por Report Tv raporton se paraprakisht dyshohet se në banesë ka rënë zjarr për shkak të shpërthimit të një bombule gazi.

Zjarrfikësja, policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ku mësohet se po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

Loading...