Këtë të mërkurë në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, kemi një temë shumë interesante: “Për një të ri/re të papunë: më mire në kërkim të mundësive jashtë shtetit apo ushtar me pagesë”?
I ftuar në studion lëvizëse, ka qenë edhe një ushtar 21-vjeçar i quajtur Markel, i cili ka folur rreth stërvitjeve që duhet të bëjnë të tjerët para se të marrin titullin ushtar.
Këtu ai përmend “stërvitjen komplekse“, e cila sipas tij është “më e vështira e mundshme“.
Markeli thotë se një person duhet të mbijetojë dhe t’i përshtatet terrenit për 7 ditë me rrallë, pa ujë ose bukë. E sikur të mos mjaftonte kjo, ata kanë edhe ngarkesa në kurriz.
Aldo: Po mirë kur thua bën stërvitjen bazë të ushtarit, çfarë është kjo stërvitja? Vrap, kështu gjërash?
Markel: Stërvitja bazë është kthimi i një personi nga jeta civile, duke ju bashkuar rregullave, disiplinës.
Aldo: E marrë vesh. Të të pyes unë ty, kështu stërvitje nga ato… Ta bëj pyetjen më troç, o vëlla, nga të gjitha filmat që kemi parë, kush i afrohet kësaj? Se kemi parë tmerre, djersa e atyre… Apo janë filma thua?
Markel: Disa filma, film është, por edhe stërvitje shumë të vështira ka.
Aldo: Cila është më e vështira e mundshme?
Markel: Më e vështira e mundshme është stërvitja komplekse, në kursin e forcave speciale, që është: ‘7 ditë mbijetesë’.
Aldo: Çfarë është kjo o plako se na tmerrove?
Markel: Mbijetesë është kur personi ka ngarkesën në kurriz dhe duhet të mbijetojë e t’i përshtatet terrenit për 7 ditë me rrallë.
Aldo: E qartë.
Markel: Pa ushqim, pa ujë…
Aldo: Më pas pranohesh në ushtri?
Markel: Po, po.
Aldo: Sa zgjat kjo periudha?
Markel: Kjo ishte një pjesë e periudhave të kursit të forcave speciale, kurse në ushtri zgjat 6 muaj, për t’u bërë ushtar, ushtar i detyrueshëm. /tvklan.al