E trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re modelja e njohur

Disa orë para vdekjes Luana Andrade pozonte në foto me kostumin e stërvitjes për gjysmë milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, para se të shkonte te kirurgu estetik për një ndërhyrje në gju.

29-vjeçarja ishte e ndjekur për bukurinë e saj dhe nuk kuptohet përse kishte nevojë për procedurës e reduktimit të dhjamit të njohur si “liposuctuion’.

Andrade kishte shkuar në spitalin e qytetit të saj São Paulo, në Brazil, ku doktorët thanë se u detyruan të ndërprisnin procedurën prej një embolizmi pulmonar që pacientja kishte pësuar.

Disa orë më vonë vajza kishte vdekur nga katër arreste kardiake, zbulonin zyrtarët.

Ata thanë se testet tregonin se pacientja kishte pësuar një trompozë masive ne mushkeri dhe ishte dërguar në repartin e emergjencës për t’i shpëtuar jetën, por tragjikisht pa sukses.

Procedura e ‘liposuction’ ishte kryer nga një kirurg dhe një anestetist që ishin pajtuar nga familjarët e saj.

I dashuri i saj João tha pas ngjarjes se ishte i shkatërruar, duke jetuar makthin më të keq pas vdekjes së papritur të Luana. Ai e kujtonte atë si një person “të jashtëzakonshëm” që mahniste këdo “me mirësi e elegancë”.

Futbollisti i njohur brazilian Neymar gjithashtu bënte homazhe për vdekjen e papritur të Andrade me një mesazh në rrjetet sociale.

“Një ditë e trishtë me lajme të këqija, së pari për prindërit e mikes time Luana, ngushëllime familjes, Zoti ta presë atë me krahë hapur”, shkruante Neymar.

Luana kishte lindur në São Paulo por kishte jetuar në Vitória ku punonte me programet televizive. Policia tha se vijon hetimet për ngjarjen.

Loading...