Protestë pas dhunës së fëmijës në kopësht, ‘bëjeni shembull’

Qindra qytetarë dolën në protestë pasditen e kësaj të enjteje përballë Ministrisë së Arsimit, kundër heshtjes së institucioneve pas dhunimit të 3-vjeçareje në kopshtin e palicensuar në Tiranë.
Sot është arrestuar edukatorja që i theu këmbën të miturës, Majlinda Dehima por ngjarja u tentua të mbulohej nga heshtja.
Jo vetëm nga policia që kërkoi të fshihte pamjet e ngjarjes por edhe nga Ministria e Arsimit që kishte lejuar një kopësht pa licensë në Tiranë.
Protesta u zhvendos gjithashtu edhe përpara Ministrisë së Brendshme.

Loading...