Foshnja e braktisur në brodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit nga nëna, nuk ka mundur të mbijetojë.
Lajmin e bën të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet.
Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim.
Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë,” shkruan ministri në Facebook.
Nëna e cila braktisi foshnjën e saj një ditë më parë ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë dhe ka braktisur bebin ka qenë sepse nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.
E.I, 30 vjeç është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. Ajo e la foshnjën në bodrumin e një pallati në Yzberisht ditën e mërkurë.
I porsalinduri është vënë re nga një zotëri në mënyrë të rastësishme, i cili ka dëgjuar të qarat e fëmijës teksa ishte duke pirë cigare.
Foshnja u dërgua në spital në gjendje mjaft të rënduar dhe humi jetën të enjte.
Grupi hetimor ka pasur dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit ku dhe më pas e ka braktisur dhe është kthyer në banesë.
Vajza nuk ka folur fare për babain e fëmijës, por ka kërkuar të mos identifikohet dhe më pas është transportuar për në spital.