Dy ndeshjet e fundit, ndryshimet në listën e Silvinjos

Moldavia dhe Ishujt Faroe janë dy kundërshtarët e fundit të Kombëtares shqiptare në fushatën e ndeshjeve kualifikuese, të vlefshme për një vend në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Kuqezinjtë nisin grumbullimin zyrtarisht të hënën e 13 tetorit, teksa trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka thirrur plot 24 lojtarë për këto dy takime.

Tekniku brazilian ka vendosur të mos bëjë ndryshime në portë, mbrojtje e mesfushë, duke i besuar të njëjtëve futbollistë të thirrur edhe në ndeshjet e kaluara të Kombëtares.

E vetmja risi e Silvinjos është rikthimi i Arbnor Muçollit në radhët e kuqezinjve.

Sulmuesi shqiptar po kalon një formë mjaft të mirë në radhët e skuadrës së Göteborg në Suedi. Po ashtu, vijon mungesa e Armando Brojës.

Nje tjeter mungese eshte dhe ajo e mbrojtesit Enea Mihaj.

Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parë të këtij muaji në transfertën e Moldavisë më datë 17 nëntor, më sfidën që nis në ora 18:00, ndërsa më datë 20 nëntor Kombëtarja do të presë në stadiumin ‘Air Albania’ përfaqësuesen e Ishujve Faroe, për të përmbyllur kështu këtë edicion të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Loading...