Martesa me partnerin me ngjyrë, këngëtarja shqiptare: Babait i thanë e vrasim ne për ty, të vendosim nderin në vend

Linda Halimi ka rrëfyer periudhën më të vështirë të saj, ku ju desh të përballej me paragjykime nga më të ndryshmet pas martesës me reperin amerikan Big D.

Dhe paragjykime te tilla, me sa duket, ende nuk i ka lene dot plotesisht pas kraheve. Në një bisedë mes lotësh, këngëtarja ka treguar se si ishte e komentuar nga mediat rozë, e shtoi se ka ende familjare të saj që nuk i flasin.

“Nuk kam qenë kurrë një person që viktimizohem, unë e di edhe pse më kanë ftuar në Big Brother, se si unë kam mundur të mbijetoj me qenë e martuar me një person që nuk është shqiptar dhe i ngjyrës tënde.

Më patën ‘mbytur’ portalet, më kanë bërë presion pafund prej 2012, imagjino sa tabu ka qenë, në fillim e kam vuajtur shumë, se kam humbur shumë familjarë, kam xhaxhallarë me te cilet nuk flas me ta ende, madje i kanë thënë babait tim ‘nëse ti nuk je i gatshëm e marrim ne gjakun, ta pastrojmë ne gjakun”, u shpreh mes tjerash ajo.

Me tej shtoi se nuk eshte penduar për zgjedhjen që ka bërë, e madje ndihet mjaft e lumtur, por vuan idene e asaj cfare perjetuan sidomos prindërit e saj.

“Më shumë më janë dhimbsur prindërit e mi, nëna ime ka qenë një herë në autobus dhe kur e kanë kuptuar se është nëna ime e kanë ofenduar duke i thënë, ‘ti e ke edukuar keq, largohu nga autobusi’, vëllanë tim i kanë bërë presion, kam vuajtur shumë”, tha Linda e përlotur.

Loading...