I ra pema e ullirit sipër, vdes tragjikisht 45- vjeçari shqiptar në Greqi: La pas tre fëmijë

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mesditën e sotme, 11 nëntor, pasi u shtyp nga një pemë në zonën e Apraos në Korfuzin e Veriut.

Sipas informacioneve të para, burri ka qenë duke prerë ullinj , kur trungu i madh i pemës ka rënë dhe e ka shtypur.

Një zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje për nxjerrjen e tij dhe një ambulancë e EKAV e ka marrë të vdekur.

45-vjeçari, me origjinë nga Shqipëria, prej dekadave të fundit jetonte në Korfuz me familjen dhe tre fëmijët e tij, ndërsa miqtë e tij që nxituan në vendngjarje thanë se ishin të shkatërruar nga ajo që ndodhi./Albeu.com

Loading...