Po montonte një pajisje në një ndërtesë, 57-vjeçari në Vlorë bie nga lartësia

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë, ku një 57-vjeçar ka rënë nga lartësia teksa punonte.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet I.GJ., ishte duke montuar një pajisje në një subjekt privat kur u rrëzua. Për pasojë ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në lagjen “Partizani”, shtetasi I. Gj, 57 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se duke montuar një pajisje në një subjekt privat, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 57-vjeçari po transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Loading...