Nga student drejtësie në vrasës me pagesë dhe trafikant droge, gazetarja Lala tregon ‘profilin’ e Dritan Rexhepit: U arratis duke u kamufluar si oficer policie! Çfarë më ka thënë nëna e tij

Pak ditë më parë autoritetet në Turqi arrestuan bosin shqiptar të kartelit të drogës, Dritan Rexhepin, një person i shumë kërkuar nga disa shtete.

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka treguar disa detaje nga historia e Dritan Rexhepit, histori të cilën siç tha ajo ia ka treguar nëna e Dritan Rexhepit.

Lala thotë se Rexhepi i është bashkuar botës së krimit kur ai u pranua si student i drejtësisë, ku edhe ka kryer dy vrasjet e para me pagesë.
“Në muret e shtëpisë nuk gjeta asnjë foto të Dritan Rexhepit, madje as në albumet fotografike. Nëna e Dritan mua ma ka treguar gjithë historinë.

Ishte një djalë që filloi të jetonte në Vlorë, punonte me babain e tij, që kishin një biznes shitje. Bashkë me motrën e tij Dritan Rexhepi konkurroi për t’u bërë student i drejtësisë. Në kohën që u pranua në universitet ai përfshirët në botën e krimit dhe kryen vrasjen e parë me pagesë, dy policë në 1998 në Fushë Krujë. Ishte rasti i parë që Rexhepi skedohej nga policia.

Ai fillonte të bënte plane për vrasjen e prokurorëve, një nga prokurorët që ka pasur në shënjestër në atë kohë ka qenë zoti Beci dhe mund të japë detaje.

U arrestua pas shumë përpjekjesh në afërsi të hotel Tiranës. U dërgua në paraburgimin e Durrësit, duke e marrë në pyetje Arben Frashëri një oficer i jashtëzakonshëm policie.

Dritan Rexhepi në një moment që prokuroria dhe policia dolën nga zyra ai mori dosjet, pallto cfarë kishte aty e shiti veten si oficer policie dhe u largua pa gjurmë që nga ai moment dhe ka qenë një hije për autoritetet shqiptare.

Olimbia po rrinte me telefon në dorë, nëna e Dritan Rexhepit merrte disa ilaçe. Dhe një zonjë, e afërme e familjes që erdhi në atë moment më tha: Dritan tani del dhe me merr mua nga një ambient i jashtëm i burgut.

Në atë kohë ishte në burg në Ekuador, në 2020. Ajo më tha që ne flasim 3 herë në javë. Ai shkon në një kamp të hapur ku takohet edhe me bashkëshorten”, ka treguar Lala në emisionin “Open” në News24.

Loading...