12 vjeçarja vlonjate triumfon në konkursin ndërkombëtar për talentet e rinj në muzikë

E para mes 59 shtetesh!
Keiti merr çmimin e parë.
Keiti Hitaj 12 vjeçarja vlonjate triumfon në konkursin ndërkombëtar për talentet e rinj në muzikë.
Në një garë mes 59 shtetesh, Shqipëria u përfaqësua nga 12 vjeçarja Keiti Hitaj.
“Talent show” u organizua në Antalya të Turqisë dhe zgjati disa ditë. Ndërsa Hitaj që prej mbrëmjes së parë spikati ndër zërat më të mirë. E para që kaloi në natën finale pas prezantimit me këngën “Show Must go on”… edhe pse gara ishte e vështirë, mesa zërave më të mirë të rinj nga mbarë bota, Keiti Hitaj e Shqipërisë la pas 59 shtete.
Çmimin e madh, me vendim jurie e mori pikërisht Keiti Hitaj. Një garë emocionuese që në fund ia vlejti, kupa erdhi në Shqipëri dhe talenti vlonjat Keiti Hitaj edhe pse vetëm 12 vjeç vijon të grumbullojë çmime të mëdha kombëtare e ndërkombëtare. E mbështetur nga familja e saj, e sigurisht mësuesja Albana Curo… Keiti ka tashmë të shtruar para saj tapetin e sukseseve edhe përtej kufijve. /Disidentet

Loading...