Babai shkelmoi hekurat për të shpëtuar të bijën, kjo është vajza shqiptare që humbi jetën në Itali

Vajza që shihni në foto është 26-vjeçarja shqiptare, Anila Grishaj, e cila humbi jetën ditën e sotme tragjikisht në vendin e punës.

Siaps asaj që rportojnë mediat italiane Grishaj u godit në kokë nga një makineri e rëndë që paketon ushqimet.

Mediat italiane kanë publikuar edhe foton e viktimës, ndërsa thonë se ngjarja ndodhi në kompaninë që merret me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira, në provincën e Trevisos.

Sipas një hetimeve paraprake, makineria e paketimit ishte blerë së fundmi nga kompania ku viktima ishte nëndrejtoreshë.

Ndërkohë raportohet se ka pasur tensione jashtë portave të kompanisë mes të afërmve të vajzës së vdekur shqiptare dhe policisë.

Babai i saj ka shkelmuar hekurat, ndërsa kanë hedhur akuza se janë njoftuar shumë orë me vonesë për ngjarjen tragjike.

Loading...