I vëllai i 30-vjeçares, e cila braktisi pas lindjes foshnjën në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ka treguar se lajmin e zbuloi nga mediat
Ai rrëfeu në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News 24, se kishte dyshuar se e motra ishte shtatzënë por ajo e kishte mohuar.
I riu tregoi se kur nëna e tyre e pyeti 30-vjeçare, i ishte përgjigjur “atë punë keni ju”, ndërsa kur e ka pyetur vetë nëse ka ndonjë problem ajo s’ka folur.
“E mora motrën nuk ma hapi telefonin, as nusja ime. Ma hapi djalin dhe më tha për policinë. Dyshova i thashë mamit ta pyeste, dhe motra iu përgjigj “atë punë keni ju”, Ndoshta ka pasur frikë të fliste, mua më kishte frikë se këto gjëra i kisha pikë të dobët.
Është lidhur me shokun tim. Motrën e ka alkoolizuar dhe më pas ka bërë ato gjëra. Motra më tha që më ka dhënë alkool.
I kam thënë se çfarë halli ke më trego. Ka mbi një vit që është e larguar nga unë. Ai kishte lidhje me dikë tjetër nga Lushnja, ka vajtur atje jashtë ka bërë fëmijë tjetër
Ashtu kemi marrë vesh ne gjërat. Pse ma bëri këtë mbrapa shpine, të mos më alkoolizonte motrën. Motra i ka thënë që jam shtatzënë, por ai i ka thënë që nuk më intereson. Nëse do e dija do e dërgoja në spital.
Nuk e dua as jetën time me atë që ka bërë motra ime, nuk ia fal as vetes sime. S’më ka treguar. I thosha motër se ke mirë këtu, shiko rrugën e drejtë i thosha”, tha ai.