Ja kush është 39-vjeçari që u gjet i vr arë në Fier, flasin banorët 

Një 39-vjeçar u gjet pa shenja jete brenda në një automjeti tip “Volkswagen” të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Duallas të Fierit.

Mësohet se identiteti i viktimës është Julian Balliu, raporton noa.al.

Sipas verifikime të para nga ana e policisë dyshohet se ai ka vrarë veten, por banorët e zonës shprehen se ata e kanë para makinën që është parkuar, por nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme.

Ata pohojnë se zona e tyre është mjaft e qetë dhe deri në orën 08:00 të mëngjesit nuk kanë parë asnjë makinë, duke shtuar më pas se në orën 08:30 automjeti është parë i parkuar, por nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme.

“Unë për hesap timin, që kam shpinë këtu, jam habitur kur kam parë policinë këtu, çfarë është bërë.

Madje në orën 08:30 e kam parë makinën, se këtu vijnë edhe për gjueti dhe nuk u interesova.

Zona është shumë e qetë. Kam magazinën atje matanë dhe kurrë nuk pasur vjedhje. Të gjithë rrimë të qetë, se nuk ka as vjedhje as vrasje”, tha një prej banorëve.

Loading...