Pakti për emigrantët/ Berisha: Më mori Tajani në telefon dhe më tha ‘Sali je i ashpër’

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se pak ditë më parë e ka telefonuar zv/kryeministri italian dhe ministri i Punëve të Jashtme e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani lidhur me çështjen e emigrantëve dhe paktit Rama-Meloni.

Berisha, tha se Tajani i kishte thënë se qëndrimi i tij, ishte i ashpër për këtë marrëveshje. Kryeopozitari, theksoi më tej, se i kishte shpjeguar qëndrimin e tij se përse ishte kundër faktit që emigrantët të vinin në Shëngjin.

“Më ka marrë në telefon zv/ kryeministri italian Antonio Tajani që e njoh prej 30 vitesh dhe më thotë “Sali, e pamë atë deklaratën e PD-së dhe ne kemi këtë dhe atë problem… ishte e ashpër”.
I thashë unë, jo, i nderuar mik, unë dua të jem i hapur dhe jam kundër për këto arsye, por nuk mund të ketë protesta nga PD që të nxisë ksenofobi, atë nuk e bën.

Nuk mundet as të organizojë protesta kundër Italisë, por gjykoj se Italia, i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme Shqipërisë” tha Berisha.

Loading...