SPAK i cakton masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Lajmi u konfirmua për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Ish-ministri akuzohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, lidhur me koncesionin e sterilizimit.
“Caktimin ndaj personit nën hetim I.B. me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Loading...