Shqipëria ka shkuar në Euro 2024 me trajnerin brazilian Sylvinho në krye. Një arritje e jashtëzakonshme e kuqezinjve, por edhe e vetë teknikut i cili mori drejtimin e ekipit kombëtar në fillimin e këtij edicioni dhe ka bërë gjithçka mirë deri tani në pankinë.
Vetë trajneri ka pranuar se rrugëtimi ka qenë një kënaqësi e madhe dhe nëpërmjet një postimi në Instagram, ka shprehur emocionet e tij pas arritjes së objektivit të premten në darkë me barazimin në Moldavi si dhe ka falënderuar të gjithë ata që e bënë të mundur.
POSTIMI I SILVINJOS
“Lumturi dhe krenari e madhe. Sigurimi i një vendi në EURO 2024 është padiskutim realizimi i ëndrrës së shumë njerëzve, ëndrrës së një Kombi. Pjesëmarrja në një moment të tillë gëzimi për popullin shqiptar është një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie.
Faleminderit e mija shkojnë për shumë njerëz: për futbollistët, të cilët kuptuan dhe mbështetën idetë tona dhe gjithmonë luajtën me shpirt dhe zemër.
Për pjesëtarët e stafit teknik dhe administrativ, të cilët punuan intensivisht dhe u kujdesën për çdo detaj gjatë të gjithë këtij rrugëtimi.
Për drejtuesit dhe punonjësit e Federatës, që kanë bërë gjithçka që puna jonë të bëhej në perfeksion.
Për fansat, për mbështetjen e tyre jetike brenda dhe jashtë shtëpisë tonë.
Për familjen time, që janë baza e gjithçkaje që bëj dhe më japin mbështetje që të bëj punën time me dashuri dhe dedikim!
Për këdo që direkt apo indirekt ka qenë pjesë e kësaj historie të mrekullueshme.
Euro 2024 është këtu tani.
Forca Shqipëri