Kinematografia në zi! Humb jetën para kohe aktori i dashur për publikun

Aktori 23-vjeçar Kevin Munoz u gjet i vdekur në Kolumbi me duar dhe këmbë të lidhura, ndërsa autoritetet arrestuan një adoleshent si të dyshuar.

Trupi i torturuar i 23-vjeçarit Kevin Andres Munoz Tovar u gjet të hënën në qytetin Tulua me disa plagë me hanxhar, sipas The Sun.

Autoritetet kanë arrestuar një 19-vjeçar si të dyshuar për vrasjen brutale.

“Policia e Valles raporton se një 19-vjeçar është arrestuar falë informacioneve të dhëna në kohë nga qytetarët. 19-vjeçari dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Kevin Andres Munoz Tovar, një aktor i njohur i një filmi kolumbian”, theksoi shefi i policisë.

“Personat që shkaktuan lëndimet më pas u larguan nga vendi i krimit, por falë informacioneve nga komuniteti, njëri prej tyre u arrestua”, shtoi ai.

23-vjeçari Kevin Andres Munoz Tovar luajti në filmin e Netflix “Lavaperros” me regji të Carlos Moreno. Filmi fokusohet në konfliktin mes një njeriu që përballet me probleme financiare dhe një peshkaqeni huamarrës që dëshiron ta vrasë atë. Ishte gjithashtu pjesë e serisë Apple TV Echo 3.

Loading...