Gazetari Artan Hoxha ku ka zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e fundit të kryer nga SPAK.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hoxha foli për një personazh i quajtur “Toto Rina”.
Sipas gazetarit ky personazh është zbërthyer nga SPAK dhe mund të jetë arrestuar. “Toto Rina”, sipas gazetarit, ka komunikuar me grupin e ekzekutorëve dhe me ish-pjesëtarin e Forcave Speciale, Bujar Gërmizin.
“Telefoni “Sky”, i cili komunikon me Bujar Gërmizin ka nofkën “Toto Rina”. Ky është njeriu që ka mbajtur kontaktin. Nuk e ka nxjerrë SPAK deri tani. Unë e di dhe besoj se SPAK e ka arrestuar. Ai e ka nofkën “Toto Rina” dhe ai është njeriu që komunikon me grupin e ekzekutorëve dhe me Bujar Gërmizin. Kjo është pjesa e Shqipërisë, vrasjet dhe konfliktet të brendshme që janë shtrirë dhe jashtë”, tha Hoxha.