Sot është afati i fundit, ja çfarë do të vendosë prokuroria për Saimir Tahirin

Prokuroria për Kr*ime të Rënda pritet që të zgjasë sërish hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Afati i fundit është dita e sotme, ndërsa burime bëjnë të ditur se prokurorët e çështjes do të kërkojnë më shumë kohë, kjo për shkak të pritjes së dy letërporosive të reja të dërguara në Itali dhe Malin e Zi.

Kujtojmë se kjo do të ishte hera e tretë që hetimet për Tahirin zgjaten në pritje të informacioneve nga autoritetet e huaja. Gjatë ditës së sotme, prokurorët do të komunikojnë vendimin e tyre, që me shumë gjasë do të jetë zgjatja e hetimeve deri në prill të këtij viti.

Referuar Prokurorisë për Kr*ime të Rënda, ish-deputeti i Partisë Socialiste akuzohet për “Tr*afikim të lëndëve nar*kotike”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kri*minal dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë”.

Referuar dosjes hetimore, përpos përgjimeve të Prokurorisë së Katanias, një fakt tjetër që të çon drejt dyshimit të arsyetuar, që shtetasi Saimir Tahiri ka kryer veprat penale, për të cilat është vënë nën hetim, është edhe shitja e makinës tip “Audi”. Nga verifikimet, rezulton se Tahiri e ka blerë atë në vitin 2013, për vlerën monetare të 21 mijë eurove dhe ia ka shitur një vit më vonë, me një shifër shumë më të ulët, prej 9 milionë lekësh, kushëririt të tij, Artan Habilaj, shifër që lë vend për dyshime.

Një pikë tjetër ku është mbështetur Prokuroria është edhe lëvizja e lirshme e grupit “Habilaj” në Shqipëri, duke mos u identifikuar as nga radarët. Sipas konkluzioneve të Prokurorisë, rezulton se sistemi i doganave ka qenë i kontrolluar nga personi nën hetim, duke mos bërë regjistrimin e disa shtetasve, në këtë rast të vëllezërve Habilaj, por jo vetëm.

Nga hetimet e deritanishme, këta persona nuk regjistroheshin në asnjë pikë kufitare, pra, kjo, sipas akuzës, të bën të mendosh se ishte diçka e kontrolluar, pasi nuk ndodhte vetëm në një doganë.
(shqiperiaime)

Loading...