Kërkohet zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Ndonëse ka kaluar një vit prej ditës kur në Mitrovicë është vrarë politikani serb Oliver Ivanoviq, ky rast ende nuk është zbardhur. Përderisa Beogradi fajin për moszbulimin e vrasësit të Ivanoviqit e hedh tek institucionet e Kosovës, këta në anën tjetër thonë se Beogradi nuk po bashkëpunon mjaftueshëm me ta.

Me kurora lulesh dhe me ndezje qirinjsh të mërkurën para selisë së SDS-së në veri të Mitrovicës, në njëvjetorin e vrasjes u përkujtua politikani serb Oliver Ivanoviq. Në po këtë ditë bashkëpartiakët e Ivanoviqit fajësuan institucionet e Kosovës për dështimin në zbardhjen e rastit të vrasjes së tij.

Ksenija Bozhiviq, kryetare e iniciativës qytetare SDP, ka thënë se nuk janë të kënaqur me institucionet e Kosovës, pasi kanë dështuar ta zbardhin rastin e vrasjes së ish-kryetarit Oliver Ivanoviq, shkruan Zeri.

“Me gjashtë fishekë është vrarë fshehurazi, ndërsa sot ne nuk kemi as autorin, as vrasësin. Kemi kërkuar që të zbulohet se kush e ka vrarë, por nuk kemi përgjigje, përveç deklarimeve politike të Prishtinës dhe të Beogradit. Falënderoj ministrin Lajiq, i cili që nga momenti i vrasjes na ka mbështetur”, ka thënë Bozhiviq.

Të NgjajshmeApple lanson produktin më të ri, do t’i gëzojë përdoruesit e iPhone Gruaja e Lumi B rrëfen si funksionon një çift i martuar, ndiqni këtë rregull Rreziku nga ‘territori i panjohur’ Hudson-Odoi e refuzon kontratën e Chelseas DW: Pse Gent Cakaj nuk është si Sebastian Kurz A duhet t’i lani çarçafët menjëherë pas seksit? Ja ç’thotë gjinekologia

Loading...