Kreu i qeverisë reagoi sot në lidhje me procedimin penal për disa persona, të dyshuar për krijimin e skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH-së.
Rama u shpreh se arrestimi i një duzine shkelësish për mashtrim me taksat është mesazh i qartë për të mos luajtur me taksat.
“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit, synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë:Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, thekson Rama./atsh/
Loading...