“Ky është fruti më i tmerrshëm që mund të hani. Emrin ja harrova, por kinezët e kishin diamantin e tyre”, kështu shkruan gazetari Blendi Fevziu krahas një videoje të postuar në rrjetin social “Instagram”.
Nga “China Market Singapor”, gazetari Fevziu shfaqet teksa provon shijen e këtij fruti dhe mimikat e tij të fytyrës i tregojnë të gjitha: Për Fevziun, ky është fruti më i tmerrshëm që ka provuar.
Për këtë frut, Fevziu shkruan: Durian quhet. E mbajnë si mbretin e frutave tropikale, por për mua është fruti më i tmerrshëm që kam futur ndonjëherë në gojë.
Loading...