Virozat e stinës janë shqetësimi më i shpeshtë i të vegjëlve përgjatë dimrit.
Në qytetin e Vlorës ka pasur rritje të rasteve por mjekët këshillojnë prindërit të tregojnë kujdes me përdorimin e antibiotikëve.
Sipas mjekut Pëllumb Delaj ka nisur të qarkullojë edhe gripi. Për të shmangur pasojat e këtij virusi, vaksina rekomandohet si mbrojtja më e mirë.
Ende ka persona që shmangin mjekun e u drejtohen farmacive në rastet kur kanë shqetësime shëndetësore.
Mjekët bëjnë thirrje që të mos përdorim medikamente pa kryer më parë vizitë në qendrat shëndetësore.
Loading...