Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e Arben Ahmetajt, ja kush do të jetë deputeti i ri i PS

Dallëndyshe Bici nuk ka pranuar mandatin e deputetes së PS-së. Ajo i ka kthyer përgjigje kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se nuk do të pranojë plotësimin për vakancën e krijuar pasi Arben Ahmetaj e humbi mandatin e deputetit. Në shkresën dërguar KQZ, Bici njofton se nuk do të vijojë procedurat ligjore për marrjen e mandatit të deputetit.

“Ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qëndror” thuhet në shkresën e Bicit.

Me një shkresë, e cila mbante datën 8 janar, Kuvendi I Shqipërisë njoftoi KQZ se Arban Ahmetaj e ka humbur mandatin, pasi në gjashtë muajt e fundit nuk është paraqitur në asnjë seancë plenare. Pas refuzimit të Bicit, mesohet se Plarent Ndreca do të pranojë mandatin e deputetit.

Loading...