Dënohet me burg përjetë Fadil Kasëmit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin për Fadil Kasëmin. Gjykata ka vendosur burg përjetë për Kasemin i cili vrau ish bashkëshorten e tij gjyqtare Fildez Hafizi më 31 gusht të vitit 2017.

Më 27 dhjetor Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën për Kasemin, burgim të peërjetshem dhe kërkoi ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
39-vjeçarja u qëllua me 2 plumba pistolete brenda makinës së saj nga Fadil Kasemi.

Seanca për dhënien e vendimit ishte caktuar më 8 janar por u shty pasi pala mbrojtëse kërkoi më shumë kohë për të këqyrur dosjen.
Më 27 dhjetor Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën për Kasemin i cili vrau gjyqtaren Fildez Hafizi. Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Kasemin, dënim që duhet ta vuaj në një burg të sigurisë së lartë.

Kujtojmë se gjyqtarja Fildez Hafizi u vra më 31 gusht 2017 nga ish-bashkëshorti i saj. 39-vjeçarja u qëllua me 2 plumba pistolete brenda makinës së saj nga Fadil Kasemi.

Ky duket se ishte fundi i një kronike të paralajmëruar, pasi kërcënimet ndaj saj kishin qenë të vazhduara. Shkak për këtë situatë ishte divorci mes Hafizit dhe Kasemit. Edhe pse kishte marrë një urdhër mbrojtje, gjyqtarja merrte kërcënime të vazhdueshme nga ish-bashkëshorti.

Ky duket se ishte fundi i një kronike të paralajmëruar, pasi kërcënimet ndaj saj kishin qenë të vazhduara. Shkak për këtë situatë ishte divorci mes Hafizit dhe Kasemit.
Edhe pse kishte marrë një urdhër mbrojtje, gjyqtarja merrte kërcënime të vazhdueshme nga ish-bashkëshorti.

(m.k/BalkanWeb)

Loading...