Bosët e mafies nuk do të drejtojnë më nga burgjet. Qeveria Shqiptare është duke ndërmarrë modelin italian Bis 41 për të forcuar edhe më tej sigurinë në burgjet e sigurisë së lartë.
Teuta Vodo, Zv/ Ministre e Drejtësisë gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare bëri të ditur se qeveria shqiptare është duke menduar të amendoj ligjin për sigurinë në burgjet për të ndaluarit që kryejnë dënimin në burgjet e sigurisë së lartë.
“Të gjithë të burgosurit të përfshirë në grupet kriminale apo të ndaluar si pjesë e grupeve terroriste, që konsiderohen si me rrezikshmëri të lartë, do parashikohen edhe masa të tjera shtrënguese, veç atyre ekzistuese. Për sa i përket këtij vendimi, bëhet fjalë për një sallë operative që do të jetë e qendërzuar cila do të monitorojë të gjitha burgjet. Do fillojë nga burgjet me siguri të lartë dhe më pas do të shtrihet në 24 institucionet e tjera. Qëllimi kryesor është që të mund të kufizojë të gjitha komunikimet e jashtme që të burgosurit dhe të paraburgosurit me një rrezikshmëri të lartë kanë ndaj publikut. Ke vizitat do të jenë të monitoruara, të kontrolluara. Kjo risi parashikon numër të kufizuar telefonatash me komunikime të jashtme. Për të tilla kategori do ketë masa të kufizuara, një telefonatë në muaj ose asnjë, një kohëzgjatje prej 10 minuta maksimumi si dhe do të monitorohet”, tha zv/ministrja Vodo për ATSH.
TIRANË, 21 tetor/ ATSH- A. Fortuzi/