Arben Muharremi është një qytetar i cili kërkon të marrë paratë që i ka dhënë avokatit për gjyqin e djalit të tij. Ai është ankuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, duke thënë se avokati Artan Gjuzi i ka marrë 5 mijë Euro dhe sipas tij nuk bëri asnjë punë. Tani i kërkon paratë, por avokati ia zvarrit vazhdimisht kthimin e kësaj shume. Kjo situatë vazhdon që nga muaji Tetor.
Arben Muharremi: “Kisha një avokat në gjyqin e parë. Në Shkallën e Parë mori 8 vite e 8 muaj. S’më pëlqeu si avokat dhe e ndërrova. Me anë të miqësisë e gjeta një avokat me emër Artan Gjuzi. Bëmë muhabetin, kërkoi 5 mijë Euro në apel. I dhashë 5 mijë Euro. Le që s’ka bërë gjë, edhe dënimin ia kanë ngritur çunit. Edhe vajta i kërkova Lekët. Më thotë çdo ditë sot-nesër, ka 9 muaj. Djali ka bërë 3 vite e ca burg, ka 10 vjet dënim në total. Kërkoi më shumë, s’kisha mundësi. Do mbarojmë punë më tha mua. Edhe unë i besova, ia dhashë Lekët. Tani po më sorollat. Lekët i mora në bankë, borxhe gjithandej, u zhyta vetëm për të shpëtuar djalin. Nuk u bë gjë, djali po bën dënimin atje, atë që meriton, kurse avokati të mi kthejë Lekët”.
Ngërçi në këtë situatë është se zotëria në fjalë nuk ka bërë asnjë kontratë dhe nuk ka asnjë dokument ligjor që të provojë pagesën prej 5 mijë Euro që i ka bërë avokatit. Por Arben Muharremi shprehet se ka dy dëshmitarë, të cilët i kishin dërguar paratë avokatit.
“Kam 2 dëshmitarë, një e ka Arben Gjini dhe një Alban Dani”, tha ai.
BISEDA ME DËSHMITARIN:
Denoncuesi: Je dëshmitar, që i dhashë lekët te shpija jote, them unë. Kaq!
Dëshmitari: Mirë, mo mirë!
Denoncuesi: Vetëm prej teje dua unë, që mos të më thuj. Që i dhashë 2 mijë euro te shpia. Për atë, vetëm për atë.
Dëshmitari: Unë s’i kam numëruar, po them 2 mijë euro, se s’i kam numru.
Denoncuesi: 2 mije euro, që i dhamë avokatit te shpija. A i dhashë 2 mijë euro?
Dëshmitari: Tashi unë bëj ner e gjej qeder. A kupton? Ai, që t’i ka mor, t’i ka mor.
Pavarësisht ekzistencës së dëshmitarëve, Arben Muharremi u takua edhe me avokatin Artan Gjuzi. Takimi mes tyre ishte filmuar me kamera të fshehtë, dhe nga biseda kuptohet qartë që avokati nuk mohon që ka marrë 5 mijë Eurot. Madje, ai thotë se do t’ia kthejë pas datës 23, pasi aktualisht nuk ka mundësi t’i gjejë për shkak të problemeve personale.
TAKIMI ME AVOKATIN ARTAN GJUZI:
Denoncuesi: Banka, banka, banka lale po m… m’iku truni.
Artan Gjuzi: Tashi kalojmë në muhabetin…
Denoncuesi: Eeeee banka e tani m’u mblodhën të gjitha, s’maj mo.
Artan Gjuzi: Unë të thashë, në fund të muajit, do t’i likujdojmë ato. Banka, s’du me ditë, s’kam lidhje me to.
Denoncuesi: Ore kam unë lidhje, ti s’ke lidhje, kam lidhje unë.
Artan Gjuzi: O daku, unë mbas datës 23 kam lekë.
Denoncuesi: Të paktën më jep gjysmat tash, unë, që të mbarojmë punë.
Artan Gjuzi: Nuk kam ça me t’dhonë. Me datë 23. Pas datës 23 t’likujdoj. Nuk kam ça me të dhonë. Vetëm me var, t’u pi alkool çdo ditë, që t’ashu… Jam shumë në siklet, se ma kan nalu edhe rrogën e nuses, se paska pas një gjobë, që në 2008-ën te një lokal, që kam pas hap me nusen. Edhe nuk e kam fort në terezi, as vetë me duru atë dhe një p… none ktej.
Duke marrë shkas nga ky rast, moderatori dhe drejtuesi i “Stop” Saimir Kodra apeloi të gjithë qytetarët që kur bëjnë pagesa tek avokatët, t’i kryejnë përmes dokumenteve ligjore. /tvklan.al
https://youtu.be/rmwUHoPY8hE