Meta tha se para se të marrë një vendim, do të mbledhë sërish këshilltarët e tij dhe do të marrë vendimin më të drejtë që i lejon Kushtetuta.
“Jemi në rastin kur kryeministri kërkon të bëhet edhe ministër, nuk jemi në rastin kur ministri do të bëhet kryeministër. Kushtetuta jonë nuk i zgjidh të gjitha, prandaj kemi edhe ligje, kemi edhe Kuvend, prandaj presidenti duhet të lexojë me Kujdes Kushtetutën.
Pra Kushtetuta nuk e presupozon në mënyrë të qartë që kryeministri të ketë një tjetër pozicion brenda kabinetit, por as nuk e ndalon.
Unë nuk thashë as do e dekretoj as nuk do e dekretoj. Unë do të mblidhem sërish me këshilltarët e mi dhe më pas do të marr një vendim. Ne do të marrim vendimin më të drejtë me Kushtetutën’, deklaroi Meta.